-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: Politikat monetare nuk do të ndryshojnë

Kryesoret

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha në një konferencë për shtyp se Këshilli Mbikëqyrës ka vendosur të mbajë të pandryshuar politikat monetare.

“Bazuar në tendencën aktuale, ekonomia shqiptare pritet të rritet gjatë viteve në vazhdim dhe inflacioni pritet të kthehet në objektiv në mesin e vitit të ardhshëm. Në këtë rrethana, Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar qëndrimin për politikat monetare. Të dhënat sugjerojnë se ekonomia ka vijuar të rritet gjatë tremujorit të dytë të vitit,” tha Sejko.

Ai foli edhe për kursin e këmbimit, ku tha se Banka po e mban nën vëzhgim situatën dhe luhatjet në treg.

“Forcimi i kursit të këmbimit i ka mundësuar ekonomisë shqiptare që të ketë një mënyrë të njëkohshme një nga nivelet më të ulëta të inflacionit si dhe një nga nivelit më të larta të rritjes ekonomike në rajon. Banka e Shqipërisë mbetet e vëmendshme ndaj luhatjeve të kursit të këmbimit,” shprehet ai.

Sejko tha se Banka po bën maksimumin për të ruajtur balancat makro-ekonomike, ndërsa shtoi se nuk mund të ndërhyjnë me politika të veçanta për të mbështetur thjesht një sektor të ekonomisë.

“Përshpejtimi i forcimit të lekut i rrezikshëm. Po monitorojmë situatën, parashikojmë të shtojmë blerjen e eurove në treg në muajt e ardhshëm. Vetëm gjatë korrikut leku është forcuar me 12,1%. Kemi tërhequr 170 milionë euro deri me tani. Ne do bëjmë maksimumin për të ruajtur balancat makro-ekonomike,” shtoi Sejko.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit