Prokuroria e Posaçme ka thirrur 70 qytetarë nga Elbasani në lidhje me hetimet që po zhvillohen për dosjen e njohur ai “Check up”.
Mësohet se, në flet-thirrjen e tyre bëhet fjalë se marrja e dëshmisë është në funksion të procedimit penal nr 122 te vitit 2020.
Ndër të tjera mësohet se të moshuarit që kanë qenë pjesë e kësaj nisme janë pyetur veçmas me radhë dhe i jane përgjigjur pyetjeve, sa sa herë kane kryer check upin (kontrollin mjekesor) dhe në çfarë qendrash shendetësore.
Ndërkohë në lidhje me këtë hetim më herët kanë dhënë sqarime në Prokurori edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe ish-zevëndësi i tij Klodian Rrjepaj.
Kallëzimi është depozituar në SPAK tre vite më parë nga Nisma Thurja.