Kanë qenë regjisorët Mevlan Shanaj dhe Kiço Londo të parët që bën të pamundurën që Genci të merrte ndihmën mjekësore në kohë, pas goditjes në tru mbrëmjen e së shtunës që lamë pas.
Siç zbulon aktorja Eni Jani, në një status mirënjohje të saj në rrjetet sociale, këngëtari Flori Mumajesi është një ndër artistët që nuk e ka kursyer ndihmën e tij.
“Genci, me Zotin para dhe me gjithë dashurinë e njerëzve ne të dy do kemi një rrugë të vështire përpara… por ashtu siç duhet, sepse shumë njerëz me bujarinë e tyre e kanë bërë të mundur që këtë rrugë ta kemi të përballueshme.
Dhe në fund o Flor Mumajesi, e di që do më thuash pse, por nuk mundem të mos ia them të gjithëve se ke një zemër flori”, ka shkruar ajo.
“Faleminderit për atë mbështetje zemre që nga momenti i parë të dashur miq, të njohur dhe të panjohur, sidomos ju të panjohur qe madhështinë e Gencit e sollët aq ngrohtë tek unë me respektin e simpatinë për të”, thotë më tej aktorja.