-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti ironizon “Ballkanin e Hapur”: Ne kemi ballkonin për mërgimtarët!

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ironizuar sërish me çështjen e “Ballkanit të Hapur” dhe kryeministrin Edi Rama. Në një pritje që u bëri të martën mbrëma mërgimtarëve, Kurti tha se po e shënojnë përvjetorin e “Ballkonit të Hapur”, duke e quajtur kështu një vend të këndshëm.

“Për rastësi, ose ndoshta edhe jo, nesër bëhen fiks një vit prej se e kemi inauguruar “Ballkonin e Hapur” këtu në Kryeministri. Këtu, një vit më parë, prej kur kjo hapësirë e objektit të qeverisë, që dikur nuk shfrytëzohej, është bërë vend kaq i këndshëm për pritje e takime.”, ironizoi Kurti.

Ai tha se “Ballkoni” vazhdon të jetë i hapur për mërgatën dhe në të do të takohen për shumë mot.

“E edhe një vit pas, Ballkoni ynë vazhdon të jetë i hapur, sonte, për mërgatën tonë të dashur, për juve bashkatdhetarë. Bashkë e shpallëm. Bashkë po e shënojmë edhe përvjetorin e parë. Bashkë do të takohemi për shumë mote. Mirë se vini e gëzuar”, u shpreh kryeministri i Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit