-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrezikuan jetën e plazhistëve, gjobë marramendëse drejtuesve të 3 mjeteve lundruese

Kryesoret

Policia Kufitare e Vlorës ka ndëshkuar me masën administrative 100 000 lekë të rinj, drejtuesit e 3 mjeteve lundruese.

Mësohet se ata rrezikuar jetën e plazhistëve duke futur mjetet lundruese brenda perimetrit të sigurisë, në Potam dhe në Borsh.

Si pasojë, 3 mjetet lundruese, 1 anije turistike dhe 2 skafe, u janë bllokuar.

Njoftimi i Policisë:

-Në Potam, Himarë, është konstatuar një mjet lundrues skaf që po lundronte jashtë zonës së përcaktuar për mjetet lundruese. Shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar mjetin lundrues skaf dhe kanë ndëshkuar drejtuesin e tij, me masën administrative 100 000 lekë të rinj.

-Në Borsh, është konstatuar një anije turistike që ishte bregëzuar në vendin e quajtur “Krorëz”, jashtë zonës së përcaktuar për mjetet lundruese.

– Po në Borsh, është konstatuar një mjet lundrues skaf që po lundronte jashtë zonës së përcaktuar për mjetet lundruese.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Borsh kanë bllokuar 2 mjetet lundruese dhe kanë ndëshkuar secilin nga drejtuesit, me masën administrative 100 000 lekë të rinj.

2 mjetet lundruese që kanë shkelur perimetrin e sigurisë në Borsh, janë shfaqur edhe në disa video të postuara në rrjetet sociale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit