Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë ndalimin në flagrancë të oficerit të policisë së Durrësit, Ardit Xhafa.
Ndalimi u krye mbi dyshimet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”.
Nga hetimet e kryera janë arritur të dokumentohen veprimet korruptive të 31-vjeçarit i cili duke keqpërdorur atributet që i jep detyra si oficer në Seksionin e Hetimit të Narkotikëve në DVP Durrës e duke shfrytëzuar pozicionin.
Sipas njoftimit polici ushtronte presion dhe mashtronte qytetarët, që shoqëroheshin me doza narkotike kundrejt përfitimeve monetare.
Hetimet vazhdojnë deri në dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundraligjshme.