-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Franca dhe Japonia kryejnë stërvitje ushtarake mes tensioneve në Kinë

Kryesoret

Forcat ajrore franceze dhe japoneze përfunduan katër ditë stërvitje luftarake në Japoni, e para e këtij lloji mes dy aleatëve.

Por edhe ndërsa Parisi kërkon të ndërtojë aleancat e tij ushtarake në rajonin e Indo-Paqësorit, qeveria franceze bllokoi propozimin për të hapur një zyrë ndërlidhëse të NATO-s në Tokio. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell njofton nga Japonia.

Për publikun dhe për vetë Japoninë kjo ishte diçka e re. Avionë luftarakë francezë duke fluturuar përkrah avionëve luftarakë japonezë.

Stërvitjet e përbashkëta ajrore janë pjesë e një stërvitjeje më të madhe franceze të koduar ‘Pegase 2023’ që po zhvillohet në të gjithë Indo-Paqësorin, duke përfshirë disa ishuj, territore franceze.

“Është e natyrshme që Franca, një vend që ka territore në Indo-Paqësor, është veçanërisht e shqetësuar nga tensionet gjeopolitike që ndjehen në rajon si rezultat i konkurrencës midis fuqive të mëdha,” thotë Stephane Mille, shef i shtabit të forcave ajrore franceze.

Këto tensione ndjehen edhe nga NATO-ja, e cila përmend Kinën si një sfidë për interesat e aleancës.

“Interesi i NATO-s ndikohet shumë nga ajo që ndodh në rajonin e Indo-Paqësorit. Kjo do të thotë se NATO-ja duhet të angazhohet më shumë për interesat e saj”, thotë për Zërin e Amerikës analisti i sigurisë Michito Tsuruoka.

Në takimin e saj të fundit të nivelit të lartë në korrik, NATO-ja debatoi për hapjen e një zyre ndërlidhëse në Tokio. Por Emmanuel Macron, presidenti i Francës, vend anëtar i NATO-s, e bllokoi nismën, pavarësisht aleancës së ngushtë me Japoninë. Fabrice Pothier cili ka shërbyer në planifikimin e politikave të NATO-s shpjegon arsyet.

“Është shumë e qartë se presidenti Macron dëshiron të shmangë çdo lloj përballjeje, apo dinamike, që mund të çojë në përshkallëzim me Kinën.” /VOA

Artikulli i plotë këtu.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit