-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndalimi i policit në Durrës, Balla: Do vazhdojmë spastrimin e krimit brenda policisë

Kryesoret

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar në lidhje me ndalimin e policit në Durrës për korrupsion dhe shpërdorim detyre, Ardit Xhafa.

Në postimin e tij Balla përgëzoi Agjensinë e Mbikqyrjes Policore si dhe shprehu besimin për luftimin e krimit brenda Policisë së Shtetit.

EMRI/ Ndalohet një polic për korrupsion dhe shpërdorim detyre

“Sapo kemi dërguar para drejtësisë një tjetër oficer policie me gradën N/Komisar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, të përfshirë në korrupsion dhe minim të luftës së policisë kundër trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Përgëzoj Agjensinë e Mbikqyrjes Policore për dokumentimin e plotë të provave në kuadër të këtij procedimi penal dhe përfundimit të hetimeve në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit Përgjithshëm Durrës.

Shpreh besimin se forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit,” shkruan Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit