-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Analiza e zgjedhjeve të 14 majit, Berisha: Do krijojmë një front opozitar të gjerë!

Kryesoret

Ish-kryeminsitri, Sali Berisha ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar ku ka bërë një analizë për zgjedhjet e 24 majit të cilat i cilësoi si një farsë e shëmtuar.

Në fjalën e tj Berisha u shpreh se do të krijojnë një front opozitar të gjerë dhe do të ngrihen për të bërë atë që nuk është bërë deri më sot.

“Në analizën tonë ne kemi statutin për bazë, ndaj jeni të ftuar që në përputhje me statutin, duke pasur parasysh se asnjë analizë e jona nuk mund të errësojë faktin që kjo farsë elektorale nuk mund të njihet, nuk mund të pranohet.

Po të pranojmë këtë farsë ne, e ulim kokën, futemi nën tavolinë. Ne do ngrihemi. Do bëjmë atë që nuk e kemi bërë gjer më sot.

Ky ka kapur çdo pushtet, çdo gjë. Kjo e vështirëson, por nuk e bën të pamundur misionin tonë.

Ne do bëjmë gjithçka për një front opozitar, sa më të gjerë. Natyrisht me partitë politike opozitare të vërteta, me grupe, me organizata, me individë influentë.

Por një front opozitar është i domosdoshëm, qoftë për përmbysjen e këtij regjimi në një lëvizje të fuqishme demokratike, qoftë për një proces zgjedhor gjithëpërfshirës të gjerë të frontit opozitar, ku opozita të rikthehet në pushtet.

Është gusht, fundi i kohës se fillon e ngjitet. Por ne duhet të bëjmë gjithçka që të mos humbasim asnjë kohë sepse detyrat i kemi jo të lehta, por absolutisht të përballueshme,” u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit