Pas publikimit nga ish-kreyministri Sali Berisha të fotos së Saimir Tahiri, Klement Balili dhe Safet Bajri duke ngrënë drekë ne qeli ka ardhur edhe reagimi i parë nga drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Tahiri drekë në qeli me Balilin dhe Bajrin, Berisha: Turizëm në burg
Sipas Drejtorisë së Burgjeve fotoja është bërë në IEVP “Kosova e Lushnjës” dhe në këtë burg ushqimi shërbehet në dhomat e të dënuarve, pasi nuk ka një mensë kolektive.
“Këta të burgosur kanë qenë të akomoduar në të njëjtin sektor dhe është e rëndësishme të theksojmë se në këtë IEVP, ushqimi shërbehet gjithmonë në dhomat e të dënuarve, pasi nuk ekziston një ambient i veçantë (menzë kolektive) për ngrënien e ushqimit, por konsumohet vetëm në dhomat e tyre.
Në lidhje me pretendimet për pije alkoolike, është e dukshme që në tavolinë janë shishe me ujë, si dhe gota me pije freskuese.
Në asnjë rast nuk ka pasur shkelje, dhe në bazë të rregulloreve, konsumimi i verës apo pijeve alkoolike është i ndaluar në të gjitha IEVP-të në vendin tonë,” thuhet në reagim.