Ditën e sotme ish-kryeminsitri, Sali Berisha ka zhvilluar një mbledhje me dyer të mbyllura me Këshillin Kombëtar në selinë e Partisë Demokratike.
Në qendër të këtij takimi ishin zgjedhjet e 14 majit të cilat Berisha i quajti si një farsë e shëmtuar. Ai gjtihashtu shtoi se kanë përgatitur një raport prej 600 faqe dhe do të shpërndahet në gjithë botën si dëshmi se ato zgjedhje ishin farse.
Ish-kryeministri për mbështetësit e tij se me grupimin e Lulzim Bashës nuk mund të ketë më asnjë bashkëpunim.
Berisha ka deklaruar se para zgjedhjeve të 14 majit, Taulant Balla i ka dërguar Alibeajt një listë me mbi 600 kandidatë për të marrë pjesë në zgjedhje dhe ai që e ka kundërshtuar ka qenë Gazment Bardhi.
Sipas tij në Partinë Demokratike janë të gjithë të mirëpritur, përveç Lulzim Bashës dhe Enklejd Alibeajt.