Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një video të postuar në Facebook ka informuar se është duke kryer një vizitë në Istog.
Osmani e cilëson Istogun në video, si një ndër komunat më të bukura në Kosovë.
“Përshëndetje për të gjithë nga burimi i Istogut, një prej komunave më të bukura që ka Kosova. Po vazhdojmë me ciklin e vizitave nëpër komuna, ku sot do të kemi një agjendë të ngjeshur përkundër vapës së madhe.
Por siç po e shihni bjeshkët e jashtëzakonshme dhe uji i burimit të Istogut krijojnë freski dhe i japin kësaj komune një bukuri të jashtëzakonshme,” thotë Osmani në video.
Presidentja ka theksuar se bukuritë natyrore duhet t’i promovojnë dhe t’i mbështesin.