Policia e Dhërmiut ka bërë të mundur shpëtimin e një 19-vjeçari i cili kishte rënë nga një shkëmb te vendi i quajtur “Shpella e Piratëve”.
19-vjeçari u nxor nga një terren shumë i vështirë mbi shkëmbinj dhe mbi gurët ku ishte rrëzuar.
Pasi u shpëtua ai u dërgua menjëherë në spital për të marrë shërbim më të specializuar.
Sipas njoftimit të policisë gjendja e tij shëndetësore është e mirë.