-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet një i dyshuar serb për krime lufte në Kosovë

Kryesoret

Policia e Kosovës tha të premten se ka arrestuar një qytetar serb nën dyshimet për përfshirje në krime lufte gjatë viteve 1998-1999.

Në një njoftim të policisë thuhet se M.P. u arrestua mbrëmjen e së premtes në Merdar, vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në periudhën e luftës në Kosovë, sipas njoftimit të policisë, ai shërbente si kryeshef i policisë serbe në komunën e Istogut, rreth 80 kilometra në perëndim të Prishtinës.

Policia tha se të arrestuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, por nuk dha më shumë hollësi për identitetin e as veprat për të cilat është i dyshuar.

Mbi 10 mijë veta u vranë dhe mbi 5 mijë llogariteshin të zhdukur në fund të luftës në Kosovë e cila mori fund me ndërhyrjen e forcave të NATO-s, që u dhanë fund mizorive të forcave serbe.

Nëntë vjet pas luftës Kosova shpalli pavarësinë e saj me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore euro-perëndimore, ndërsa kundërshtohet nga Beogradi i mbështetur nga Moska. /VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit