Autoritet italiane kanë vënë në pranga një çift ku gruaja është me origjinë shqiptare pasi iu gjetën në banesë pistoleta, municione, granata.
Gjatë operacionit për arrestimin e tyre burri ka hedhur një bombë në kopshtin e tij ku për pasojë është plagosur një polic.
Gjatë kontrollit i cili vazhdoi deri në orët e vona të mbrëmjes u gjetën dy pistoleta, njëra prej të cilave gjysmë automatike funksionale, kal. 7.62 si dhe 2 karikatorë dhe më shumë se një mijë fishekë të të njëjtit kalibër.
Për më tepër, 29 granata aktive pa këmbëza, 1.4 kg TNT i ndarë në 7 goditje, 37 siguresa për granata dore, detonatorë elektrikë dhe me fitil, një pjesë e një predheje topi joaktive, kapak , hanxhar, kamë, një llastiqe profesionale dhe materiale të tjera të dobishme për prodhimi i bombave në një dhomë laboratori brenda shtëpisë.
64-vjeçari i arrestuari akuzohet edhe për vrasje të rëndë në tentativë .
/5pyetjet.al