Italia mëngjesin e kësaj të shtunë është zgjuar nga lëkundjet e tërmetit.
Mediat italiane shkruajnë se tërmeti me magnitudë 3.4 është regjistruar në orën 6:32 në rajonin Marche, në provincën Macerata.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (Ingv) të Romës, tërmeti kishte një epiqendër 25 km të thellë dhe një epiqendër 8 km nga Cingoli dhe 9 nga San Severino.
Ndërkohë nuk raportohet për dëme në njerëz apo sende.