Aksidenti i radhës i mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Burrel–Skuraj, la të plagosur dy persona.
Automjeti me të cilin po udhëtonin të lënduarit doli nga rruga dhe përfundoi disa metra poshtë saj. Dy personat që ndodheshin në automjet janë dërguar për të marrë shërbim mjekësor në spitalin e Laçit.
Po në të njëjtin vend është aksidentuar gjatë natës një tjetër automjet i cili ka rënë buzë liqenit të Shkopetit.
Për fat të mirë asnjëri nga aksidentet nuk ka shkaktuar viktima, ndërsa shkak mund të jetë bërë lagështia në rrugë.