Të jesh në arrati dhe të jesh një nga 100 të arratisurit më të rrezikshëm të Italisë do të thotë të kesh kujdes për çdo lëvizje që kryen që të mos marrësh vëmendje.
Por duket se kjo nuk vlen Vincenzo La Porta i cili u arrestua pas 11 vitesh arrati për shkak të një pakujdesi e cila lidhet drejtpërdrejt me futbollin.
Një të arratisurit më të rrezikshëm duke se ia ka zbutur zemrën vetëm një dhe e ka emrin ekipi i Napolit. La Porta ndodhej në një restorant grek në ishullin e Korfuzit duke ndjekur ndeshjen e Napolit në të cilën u shpall kampion i Seria A.
Policia në Itali kishte monitoruar aktivitetin e La Porta prej muajsh, duke pritur që ai të bënte një lëvizje që do t’u jepte atyre informacione për vendndodhjen e tij. Dhe kjo ndodhi pasi ai u fotografua teksa po shikonte ndeshjen.
Hetuesit e kanë pikasur mafiozin italian mes fansave dhe u nisën drejt ishullit grek për ta vënë në pranga 60-vjeçarin.
Oficerët e ndaluan atë teksa ishte duke ecur në një nga rrugët e ishullit me një skuter, pranë restorantit ku ka punuar si kuzhinier.
I lidhur ngushtë me organizatën mafioze “Gomorrah” me bazë në Napoli, La Porta është dënuar në mungesë për shoqërim me kriminelë, evazion fiskal dhe mashtrim.
Mafiozi italian besohet se nga Korfuzi bënte biznes për mafian në vendlindje, duke mbajtur rolin e “kontabilistit”, pra të personit që kishte marrë përsipër të pastronte paratë përmes skemave të paligjshme të korporatave.
Autoritetet italiane duan që ai të kthehet në mënyrë që të vuajë dënimin me 14 vjet burg, por avokati i tij tha se ai ka krijuar një familje të re në Greqi dhe nuk dëshiron të ekstradohet.