-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tentoi t’i shtypte me makinë dhe e dhunuan, në pranga dy punonjësit e karburantit dhe shqiptari i Kosovës

Kryesoret

Ditën e djeshme është regjistruar një konflikt mes 3 personave në një karburant në Lezhë.

Dy prej të përfshirëve në konflikt dhe në dhunë ishin punonjës të karburantit ndërsa personi tjetër një klient nga Kosova.

Në lidhje me ngjarjen janë vënë në pranga që të tre. Shqiptari i Kosovës, 37-vjeçari me inicialet M. M. akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Shkatërrim prone”.

Ndërsa dy punonjësit 61-vjeçari me inicialet N. S. dhe 52-vjeçari me inicialet K. R. akuzohen për veprat penale ” Plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim”.

Dhuna mes tyre u regjistrua rreth orës 18:30 të ditës së djeshme, në ambientet e një karburanti në aksin rrugor Lezhë-Milot ku 37-vjeçari pas një konflikti të çastit i ka goditur fillimisht fizikisht dy punonjësit dhe më pas me automjetin e tij ka tentuar që ti përplasë duke u rrezikuar jetën.

Si pasojë e tentativa është përplasur me ambientet e brendshme të karburantit, duke i dëmtuar.

Pas këtij veprimi dy punonjësit e karburantit e kanë goditur 37-vjeçarin me mjete të forta në trup duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit