-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E frikshme, burri izoloi gruan për 12 vite në shtëpi, gjendet e zhveshur dhe me shenja dhune

Kryesoret

Një grua 53-vjeçare ishte e mbyllur që nga viti 2011, në një apartament në Forbach në departamentin Moselle, jo shumë larg Gjermanisë, në lindje të vendit.

Gruaja u zbulua mëngjesin e sotëm nga policia, ku u arrestua bashkëshorti i saj 55-vjeçar. Burri, me kombësi gjermane, u arrestua rreth orës gjashtë të mëngjesit, i cili po mbahet në paraburgim.

Bashkëshortja e tij është gjetur e zhveshur në një dhomë, qerose, e kequshqyer dhe me fraktura, saktësoi një burim pranë hetimeve.

Sipas burimeve policore, gruaja është gjetur në një dhomë të mbyllur me hekura, ku brenda banesës në të cilën jetonte çifti është gjetur një stol torturash.

Sipas Radio Rmc, viktima kishte fraktura “në këmbë dhe gishta”, e cila tashmë ishte e shtruar në spital.

Sipas policisë, një hetim është hapur për rrëmbim, përdhunim të rëndë, akte torture dhe barbarizëm. Në banesën e tyre u gjet edhe një “fletore” në të cilën burri “shkruante faktet dhe momentet se kur e ushqente viktimën”, tregon radio RMC.

Sipas raportimeve, kjo gjë ka zgjatur për 12 vite me rradhë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit