Policia Kufitare pas kontrollit në autobusin e linjës “Durrës-Bari-Durrës”, të pronarit 44-vjeç me inicialet L. N. dhe me drejtuesin, 34-vjeçarin me inicialet E. S., ka bërë të mundur arrestimin e pronarit dhe lanë në procedim në gjendje të lirë drejtuesin.
Pronari u arrestua në flagrancë pasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 121 680 euro, të cilat po tentonin t’i futnin në vendin tonë, pa i deklaruar në pkk, konform ligjeve në fuqi.
Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Durrësit, për veprime të mëtejshme.