-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ktheu kalanë e Gjirokastrës në “dyqan” droge, arrestohet 27-vjeçari

Kryesoret

Policia e Gjirokastrës ka vënë pranga një 27-vjeçar me inicialet D. Ll pasi u kap në flagrancë teksa shiste brenda Kalasë së qytetit lëndë narkotike ekstazi.

I riu u kap teksa po i shiste lëndë narkotike një 31-vjeçari i cili u procedua edhe ai penalisht.

Policia sekuestroi lëndën narkotike ekstazi, 420 euro dhe 28000 lekë të përfituar nga veprimtaria kriminale e shitjes së kësaj lënde dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit