Policia e Fierit bën me dije se ka arrestuar 40-vjeçarin Emiljano Gjika.
Mësohet se 40-vjeçari lëvizte i dehur dhe u kap me kallashnikov me vete në qendër të Libofshës, por sapo pa shërbimet e policisë e hodhi kallashnikovin në një kanal.
Arma e zjarrit dhe fishekët luftarak u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, nga policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Fierit, për veprime të mëtejshme.