-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ligjvënësit evropianë dhe amerikanë kërkojnë ndryshim të qasjes ndaj Kosovës dhe Serbisë

Kryesoret

Dhjetëra politikanë nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një letër zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian dhe Uashingtonit, duke kërkuar që të ndryshohet qasja në raport me Kosovën dhe Serbinë.

Deputetja britanike, Alicia Kearns, publikoi letrën që i është dërguar sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe sekretarit të Jashtëm britanik, James Cleverly.

Ajo tha se kjo letër është nënshkruar nga dhjetë kryetarë të komiteteve për punë të jashtme dhe 56 deputetë.

Duke adresuar tensionet e fundit në veri të Kosovës, përmes letrës u kërkua “balancë dhe proporcionalitet në bashkëveprimin me Kosovën dhe Serbinë”.

Tensionet në veri të Kosovës u rritën në fund të majit, pasi kryetarët e rinj të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaiviqit, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale.

Serbët lokalë kundërshtuan këtë gjë dhe organizuan protesta, të cilat kulmuan me dhunë më 29 maj në Zveçan, me ç’rast u lënduan dhjetëra protestues dhe ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

“Kosova është përballur me pasoja të mëdha pas përpjekjeve të kryetarëve që të hyjnë në zyrat e tyre në veri të Kosovës. Kosova duhet të koordinohet me KFOR-in në të ardhmen për të parandaluar përshkallëzimet. Por, mungesa e presionit ndaj Serbisë pas ndalimit arbitrar të tre policëve të Kosovës dhe dështimi për t’i mbajtur përgjegjës ata që kryen sulme ndaj KFOR-it vënë në pah mungesën e barazisë në adresimin e tensioneve,” u tha në letër.

Në kohën e tensioneve në rritje, tre policë të Kosovës u arrestuan nga forcat serbe më 14 qershor. Kosova tha se ata u “rrëmbyen” brenda terrorit të saj, por Serbia tha se i arrestoi “thellë brenda” territorit serb. Policët u liruan më 26 qershor. /REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit