Në Qerret të Katundit të Ri pak më parë u bë me dije se ishte shembur tarraca e një banese dhe kishte zënë nën rrënoja 2 anëtarë të një familjeje.
Policia dhe zjarrfikësit ndodheshin në vendngjarje dhe mësohet se njëri nga personat, Bert Rroshi është nxjerr mirë nga rrënojat .
Ndërsa për personin tjetër, 60-vjeçari Shaban Shehu mësohet se ka ndërruar jetë për fat të keq gjatë rrugës teksa po transportohej për në spital. Bëhet fjalë për pronarin e banesës, tarraca e së cilës u shemb.