Policia e Kosovës ka njoftuar se janë shoqëruar 4 persona pasi kanë gjuajtur me armë në ahengje familjare.
vetëm brenda ditës së djeshme. Tre persona janë shoqëruar në polici dhe të njëjti janë liruar pastaj me vendim të prokurorit.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, të dielën në fshatin Obiliq është arrestuar një person i dyshuar dhe të njëjtit i janë konfiskuar një armë zjarri, një pistoletë me gaz dhe 91 copë fishekë.
Personi i cili dyshohet të ketë shtënë gjatë një ahengu familjar është liruar derisa rasti sipas Policisë vazhdon në procedurë të rregullt.
Policia ka njoftuar për një tjetër rast në fshatin Shtedim të Podujevës. Ndërsa në Viti, në rrugën “Rexhep Bislimi”, Policia ka arrestuar një person dhe të njëjtit i është konfiskuar një pistoletë me gaz e cila dyshohet të jetë përdorur në një aheng familjar. Personi i dyshuar është liruar dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.
Për armëmbajtje pa leje, Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion edhe një person në Ferizaj.
Rasti ka ndodhur të dielën në rrugën “Tirana”.