Policia e Gjirokastrës ka nënë në pranga 2 persona pasi transportonin emigrantë kundrejt 500 eurove për të kaluar ilegalisht kufirin.
Për veç dy të arrestuarve është në kërkim edhe një 25-vjeçari i cili drejtonte automjetin me të cilin po transportoheshin emigrantët.
Në pranga kanë rënë 26-vjeçari me inicialet A. B. dhe 23-vjeçari me inicialet A. K. Ata u kapën në aksin rrugor “Ura e Dragotit-Ura e Leklit”.
Monitorimi i rrugës kryhej nga 2 të arrestuarit, për të shmangur prezencën e patrullave të Policisë por që në këtë rast ata dështuan pasi u kapën në flagrancë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.