-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekzekutimi i dy shqiptarëve në një kafene në Shkup, arrestohet pas 5 muajsh “polici”!

Kryesoret

Një i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Kalanë e Shkupit në mars të këtij viti është vënë në pranga në Shkup. Bëhet fjalë për Jeton Krivanjevën dhe Enes Isenin të cilët u ekzekutuan me mbrëmjen e 7 marsit në një lokal gjatë natës në Shkup. Si pasojë e ngjarjes u plagos rëndë edhe kamerieri.

Ministria e Punëve të Brendshme në Shkup ka njoftuar se 31-vjeçari i cili dyshohet të ketë qenë autori i ngjarjes u kap në zonën e Gazi Babës.

Dy shqiptarët mbetën të vrarë pas një “bastisje” gjatë mbrëmjes së 6 marsit 2023 në Shkup. Bëhet fjalë për Jeton Krivanjeva dhe Enes Isenin, të cilët ishin të dy të ulur brenda një bar kafeneje rreth orës 20:15.

Mediat aso kohe raportuan se autorët, u prezantuan si policë dhe u thanë se po bënin kontrolle në një bar kafene me dy të rinjtë.

Pasi gjetën “objektivat” e tyre, autorët hapën zjarr duke lënë të vdekur në vend dy të rinjtë shqiptarë. Pas ngjarjes, autorët dogjën makinën pasi kryen atentatin, në afërsi të vendit të ngjarjes, në Çarshinë e Shkupit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit