-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘U arrestua prej zhurmës së makinës’, reagon policia: Ja pse e futëm brenda 22-vjeçarin në Burrel!

Kryesoret

Në mediat sociale u publikua denoncimin e një qytetari për Policinë e Burrelit e cila sipas tij i ka arrestuar djalin për shkak të zhurmës së makinës. Por policia duke marrë shkas nga këto pamje ku efektivët shfaqeshin duke shoqëruar me forcë të riun ka treguar versionin e saj.

Policia thotë se i riu me iniciale M.K 22-vjeç është shoqëruar me forcë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pasi rreth orës 00.50 të datës 1 Gusht teksa drejtonte automjetin tip “Porsche”, në qytetin e Burrelit, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi dhe ka kryer manovra në rrugë.

Pas kryerjes së testit të alkoolit, policia ka zbuluar se i riu drejtonte automjetin, në gjendje të dehur dhe për këtë arsye është bërë arrestimi i tij në flagrancë për veprat penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Mosbindja ndaj udhrit të punonjësit të policisë”.

Por jo vetëm kaq pasi policia thotë se po i njëjti shtetas, më datë 27 Korrik është shoqëruar në Komisariat pasi ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë, me automjetin e tij tip “Mercedes Benz”, me targa angleze.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit