-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërcënon Vuçiç: Ukraina do të humbë gjithçka, nëse e njeh Kosovën!

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Ukraina do të humbë gjithçka që ka brenda ditës, nëse e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Pas kësaj, si mund të thotë ajo se i përmbahet ligjit ndërkombëtar?”, tha Vuçiç më 8 gusht.

Ai shtoi se Ukraina është një shtet mike e Serbisë, dhe se nuk ka telashe në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Vuçiçi i bëri këto komente gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç, në Beograd, ku iu përgjigjën pyetjeve rreth një letre të deputetëve nga vendet e Bashkimit Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët kërkuan masa më të rrepta ndaj Serbisë.

Më 7 gusht, dhjetëra politikanë nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara ia dërguan një letër zyrtarët të lartë të BE-së dhe Uashingtonit, duke iu kërkuar ta ndryshonin qasjen ndaj Kosovës dhe Serbisë./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit