-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta për kullën pas TKOB, Arlind Qori: Ndërtimet u sjellin 10-fish fitim!

Kryesoret

Kryetari i Lëvizjes Bashkë dhe aktivisti Arlind Qori së bashku me mbështetësit e forcës së tij politike kanë protestuar ditën e sotme kundër ndërtimit të një kulle në parkun pas Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në kryeqytet.

Qori ka deklaruar para protestuesve se Tirana është një nga qytetet me më pak gjelbërim të Europës, ndërsa pretendoi se pas këtij parku do ketë ndërtime të ngjashme te parku Rinia.

Ai rikujtoi përgjimet e para disa viteve të organizatës mafioze italiane Ndragheta, duke thënë se asokohe diskutohej që të ndërtonin në Tiranë për të pastruar paratë, pasi metri katror i një kulle blihej me 500 euro dhe sot mund të shitet për rreth 5000

“Mbrojtja e këtij parku nuk është vetëm mbrojtje e qytetit, por është mbrojtje e shëndetit publik. Tirana mund të jetë nga qytetet me më pak gjelbërim të Europës. Është ky park që po marrin, parku Rinia që do marrin pas kësaj dhe ai i Liqenit që po e gërryejnë dita ditës.

Në përgjimet e Ndraghetas thonin që të investonin në ndërtim në Tiranë, pasi mund të merrnin metrin me 500 euro dhe ta shisnin me 3000 euro. Sot metri katror në kulla kushton 5000 euro, 10-fish fitim në këtë biznes.

Nuk ka një vend evropian ku bëhet një maskarallëk i tillë. Nuk ka një vend të Europës që shkatërron trashëgiminë e vetë. Veliaj dhe Rama thonë se mos Tirana është Parisi që ta ruajmë. Sipas tyre u duhet vendosur kazma qyteteve që nuk janë Parisi e Roma. Le të bëjmë një kullë në mes të sheshit Skënderbej, pse jo?!” u shpreh ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit