Pasditen e sotme u regjistrua një incident në Pogradec ku një fadromë e cila po pastronte mbetjet e liqenit plagosi një pushues.
Mësohet se pushuesi është nisur me urgjencë drejt Tiranës pasi ka marrë ndihmën mjekësore në Pogradec.
Agron Keta ka marrë fraktura të forta në kokë, gjendja e tij po rëndohej në spitalin e Pogradecit dhe u kërkua helikopteri për transport të shpejtë te Trauma.
Po pastronte mbetjet e liqenit, fadroma merr para pushuesin në Pogradec