2 pronarë lokalesh konkretisht një 28-vjeçar me inicialet A. N., dhe një 39-vjeçar me inicialet E. I., janë vënë në pranga.
Ndërsa një 28-vjeçar me inicialet K. V., është shpallur në kërkim në Himarë pasi akuzohen për zaptim të hapësirave publike dhe për përshtatjen e lokaleve për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike kanabis.
Gjithashtu është nën hetim edhe kamarieri në këtë lokal që nuk ka kallëzuar krimin.
Ndërkohë një tjetër pronar është vënë nën hetim pasi kishte pushtuar hapësirë publike, në plazhin e Krorëzës, për të vënë çadra dhe shezlongë.
Po ashtu është bërë i mundur sekuestrimi i lënëve narkotike, municione luftarake, 90 çadra dhe 180 shezlongë, si dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies lënda narkotike e gjetur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Vlorës, për veprime të mëtejshme.