Një ngjarje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë Arrëz. Mësohet se në rezervuarin e fshatit Iballë, ku 10-vjeçari me iniciale I.Kabeta, ka rrëshqitur në rezervuar teksa po mblidhte manaferra bashkë me prindërit.
Sipas policisë ishin familjarët që e nxorën nga uji, por ishte tepër vonë.
“Fushë Arrëz/Informacion paraprak: Rreth orës 21:25, në sallën operative të stacionit të Policisë Fushë Arrëz, ka mbërritur një telefonatë se një i mitur i moshës 6 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur në rezervuarin e Iballës, Fushë Arrëz.
I mituri është nxjerrë nga uji nga familjarët dhe i është dhënë ndihma e parë, por nuk ka arritur të mbijetojë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”
Po mblidhte manaferra me prindërit, detaje të trishta nga mbytja e 10-vjeçarit në Fushë-Arrëz