-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reformat kundër emigrantëve, Britania mund të largohet nga Konventa e të Drejtave të Njeriut

Kryesoret

Britania mund të largohet nga Konventa e të Drejtave të Njeriut në zgjedhjet e ardhshme nëse do të ndihmonte në trajtimin e problemit të emigrantëve, që mbërrijnë me varka përmes kanalit “La Mansh”, deklarojnë Konservatorët e Lartë.

“Qeveria ka qenë e qartë se do t’i përmbahet detyrimeve të traktatit ndërkombëtar. Siç e kemi përcaktuar më pare, ne besojmë se projektligji ynë ‘Stop the Boats’ do të sjellë ndryshimet e nevojshme për të reduktuar stimujt për njerëzit që të rrezikojnë jetën e tyre përmes kalimeve të paligjshme duke mbetur palë në GJEDNJ,” tha një zëdhënës.

Robert Jenrick, ministri i emigracionit, tha se qeveria do të bënte “çfarëdo që kërkohet”, edhe nëse kjo do të nënkuptonte tërheqjen nga GJEDNJ (Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut), traktati 70-vjeçar pan-evropian që mbron të drejtat e njeriut dhe liritë politike në kontinent, raporton BBC.

Bob Neill, kryetari konservator i Komitetit të Drejtësisë në Commons, tha se do të ishte “një ide absolutisht e gabuar” që Britania e Madhe të largohej nga GJEDNJ.

Traktati, i cili përcakton të drejtat dhe liritë që u takojnë njerëzve në 46 vendet nënshkruese, mbikëqyret nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Prej muajsh qeveria britanike i ka shpallur “luftë” emigrantëve që kalojnë përmes kanalit të “La Manshit” me varka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit