Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka zgjatur edhe 3 muaj hetimet për laboratorin e drogës në Fier.
SPAK është në pritje të letërporosive nga Kolumbia, të cilat akoma nuk kanë mbërritur në vendin tonë dhe për këtë arsye është detyruar t’i kërkoj gjykatës zgjatje hetimesh edhe me 3 muaj.
Ne fshatin Frakull të Fierit u sollën rreth 430 kg kokainë e perzier me pleh kimik. Për këtë çështje SPAK ka firmos 15 urdhërarreste, ndërkohë që janë arrestuar 10 persona.
Laboratori do të ngrihej në banesën e ish-kryetarit të komunes Frakull, Viktor Çervanaku.
Ndërkohë porosia ishte bërë në emër të vëllait të tij Zenel Çervanaku. Në kërkim është edhe shtatasi kolumbian i cili kishte mbërritur në vendin tonë për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik, proces që shqiptarët nuk mund ta bënin dot.