Një tragjedi është regjistruar ditën e sotme në brigjet Italiane ku 41 emigrantë kanë humbur jetën.
Dyshohet se emigrantët janë mbytur pas përmbysjes së një varke të nisur nga Tunizia pranë Lampeduzës.
Nga ngjarja e regjistruar vetëm 4 ishin fatlumë pasi kanë arritur të mbijetojnë. Ata u gjetën nga një varkë patrulluese e Rojës Bregdetare në ngushticën e Siçilisë.
Katër të mbijetuarit u thanë ushtarëve se u nisën nga Sfax në Tunizi të enjten dhe në varkë kishte të paktën 3 fëmijë.
Pas 6 orësh lundrim, varka prej 7 metrash u përmbys për shkak të një dallge të madhe.
#SONDAKİKA
İtalya’da göçmen faciası▪️İtalya’nın Lampedusa adası açıklarında göçmen teknesinin batması sonucu ilk belirlemelere göre 41 kişi hayatını kaybetti.pic.twitter.com/ZUJgNfCvAx
— EHA MEDYA (@eha_medya) August 9, 2023