Biznesmeni 51-vjeçar, Andrea Kalemi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Janinës pasi iu bë atentat me armë zjarri ku u qëllua me 10 plumba.
Ndërkohë policia greke njofton se vijon operacionin nga deti dhe toka për kapjen e atentatorit ku mësohet se po kontrollohen të gjitha mjetet lundruese që dalin nga ishulli Paxos me drejtim Prevezen, Igumenicën dhe Korfuzin.
Autori i maskuar, sipas autoriteteve greke, ka qëlluar 10 herë mbi Kalemin, ndërsa ka dyshime se shqiptari kishte mbërritur direkt nga Italia për të kryer krimin.
Kujtojmë se Andrea Kalemi është transportuar i plagosur me skaf nga Paxos në limanin Arila, Perdika dhe më pas me autoambulancë drejt Janinës.