-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Frikë dhe panik/ Tërmet i fuqishëm 5.3 ballë, ndihet edhe në shtetet fqinje (VIDEO)

Kryesoret

Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter ka goditur sot në mbrëmje, në orën 20:48 me orën lokale, Turqinë jugperëndimore pranë qyteteve Malatya dhe Gaziantep.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca njoftoi se janë plagosur 23 qytetarë, ndërkohë është shembur një objekt i braktisur, ndërsa kanë pësuar dëmtime edhe dy ndërtesa të tjera.

“Në tërmetin me magnitudë 5.3 balla në Yeşilyurt, Malatya: 23 qytetarë, përfshirë 22 në Malatya dhe 1 në Adiyaman, u plagosën si pasojë e rënies ose hedhjes nga lart. Gjithsej 21 ambulanca dhe 7 ekipe të Shërbimit Mjekësor u vendosën në rajonin e prekur nga tërmeti, duke përfshirë 14 ambulanca dhe 3 ekipe nga Malatya, 3 ekipe nga Adıyaman, 2 ambulanca dhe 1 ekip nga Kahramanmaraş dhe 5 ambulanca nga Diyarbakır. Trajtimi i pacientëve po vazhdon. I uroj shërim të shpejtë”, tha ministri.

https://twitter.com/__kaput__/status/1689733392403939328?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1689733392403939328%7Ctwgr%5E17adfc3b82c781e973b6223e343c2f751aa194d5%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Ftermet-i-fuqishem-ne-turqi-raportohet-per-21-persona-te-plagosur-shembet-edhe-nje-ndertese%2F

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit