-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Operacionet e fundit në Vlorë, Balla: U parandaluan ngjarje të rënda kriminale

Kryesoret

Ministri i Brendshëm Taulant Balla pasditen e sotme ka zhvilluar me drejtues dhe forca operacionale të Policisë së Vlorës.

Gjatë fjalës së tij Balla përgëzoi policët të cilët kryen me sukses dy operacionet e fundit në Vlorë në lidhje me goditjen e një rasti armëmbajtje pa leje dhe minave me telekomandim.

“Shumë faleminderit për operacionin e kryer me shumë sukses dhe parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale, në këtë kulm të sezonit turistik, ku detyra parësore e Policisë është garantimi i rendit dhe sigurisë publike.

Këto grupe kriminale që prej vitesh kanë dëmtuar rendin publik në Vlorë, duke krijuar ngjarje kriminale, po marrin po marrin dita-ditës goditje.  Edhe 2 goditjet e 72-orëve të fundit kanë qenë parandalim nga ana e Policisë për disa ngjarje kriminale.

Unë mendoj se ecja në këtë vazhdë në DVP Vlorë meriton të vlerësohet maksimalisht nga ana ime si Ministër, nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, z. Rrumbullaku, u cili ju dërgon mirënjohje e falënderimet e tij. 

Natyrshëm sikurse e kemi bërë standard në vlerësimin e punës, besoj që drejtori ju ka njoftuar që për gjithë efektivët e përfshirë në aksione dhe operacione me sukses të këtij niveli do të ketë dhe shpërblim financiar për secilin prej jush”, u shpreh ministri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit