-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama për “La Stampa”: Kjo verë përtej pritshmërive, turizmi me kosto të ulët nuk do zgjasë

Kryesoret

Pasi postoi një foto në llogarinë e tij në Facebook, ku krahason emigrantët shqiptarë të vitit 1991 të cilët dyndeshin drejt portit për të arritur në Itali, me emigrantët italianë të cilët vizitojnë Shqipërinë, kryeministri Edi Rama ka rrëfyer për median italiane “La Stampa”, prurjet e turizmit të këtij viti dhe shifrat mbresëlënëse të turistëve italianë.

“Po, ne jemi pak si Italia e viteve 1950. Pas tridhjetë vjetësh, ne kemi hequr stigmën e emigrantit dhe kaq. Por Shqipëria po përpiqet të mësojë nga gabimet tuaja,” u shpreh Rama.

Fillimisht Rama shpjegoi fenomenin “Maldivet e Mesdheut”, term i përdorur në mënyrë frekuente për të përshkruar Shqipërinë, duke thënë se kjo verë ka qenë përtej pritshmërive.

“Ne po ecim në gjurmët që ka përshkuar vendi juaj dhe kjo verë ka qenë përtej pritshmërive. Kemi pasur një rritje prej 35% të turistëve, shifrat e italianëve janë mbresëlënëse dhe janë afër gjysmë milioni,” tha Rama.

Teksa tregoi se sot, në Shqipëri turistët e huaj vijnë dhe përzihen me dëshirë me shqiptarët, duke ndryshuar kështu qasjen për shqiptarët, në dallim nga e kaluara që paragjykoheshin si “kriminelë, mafioz, emigrantë të varfër.

“Duhet të kompensojmë kohën e humbur. Por nuk duam të bëjmë gabimet e mëdha të Italisë apo vendeve të tjera, të brigjeve apo të qyteteve të pushtuara. Mbërritjet masive dhe kostot e ulëta mund të shkatërrojnë të ardhmen dhe të lënë pas eko-përbindësha dhe katastrofa mjedisore,” theksoi kryeministri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit