-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Theu arrestin në shtëpi dhe lëvizte i armatosur, arrestohet 36-vjeçari

Kryesoret

36-vjeçar Dritan Memolla, i konsideruar si person me rrezikshmëri të lartë për komunitetin, është arrestuar nga policia e Durrësit pasi u kap teksa lëvizte i armatosur në qytet.

Nga verifikimet e autoriteteve ka rezultuar se 36-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për një aksident rrugor, me pasojë vdekjen.

Gjithashtu, Memolla kishte precedent të theksuar penal për krime në fushën e narkotikëve. Pistoleta dhe krehri i saj me fishekë luftarak, u sekuestraun në cilësinë e provës materiale nga ana e policisë.

Së bashku me të, janë proceduar penalisht për moskallëzim krimi edhe 2 persona të tjerë, babë e bir, të cilët shoqëronin Dritan Memolla në qytet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit