Një ngjarje e rëndë është regjistruar në ishullin e Fournit në Greqi ku është gjetur i mbytur në det një 11-vjeçar.
Viktima është djali i aktorit të njohur grek, Odysseus Stamoulis. Fëmija së bashku me nënën e tij kishin shkuar me pushime në vendlindjen e të ëmës.
Të enjten ai kishte shkuar për t’u larë vetëm dhe nuk u kthye më. Nëna e tij e alarmuar njoftoi për vonesën e të birit dhe nisën kërkimet për të. Pas dy orë kërkime u bë e mundur gjetja e të miturit por fatkeqësisht kishte ndërruar jetë.
11-vjeçari u gjet i vdekur në rrjetat e peshkut. Siç raporton një dëshmitar okular për mediat greke, kur djali u nxor nga deti, njerëzit filluan të qanin dhe të bërtisnin për të thirrur doktorin.
Mjeku shkoi në vendngjarje dhe i bëri frymëmarrje artificiale e cila nuk pati sukses.