-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Kërcënoi baba e bir dhe qëlloi me armë zjarri, arrestohet 24-vjeçari, në kërkim dy vëllezërit e tij

Kryesoret

Është arrestuar sot (11 gusht) nga policia 24-vjeçari, Mirjan Sadiku i cili një natë më parë qëlloi me armë zjarri në ajër, pas një konflikti për motive të dobëta me dy shtetas të tjerë, në Korçë.

Sipas policisë, Mirjan Sadiku, së bashku me dy shtetasit M. D. dhe Dh. D., të cilët janë ende të shpallur në kërkim, kanë knosur shtetasit F.R., dhe babain e tij.

Mësohet se 24-vjeçari duke u përfshirë në këtë konflikt, theu dhe masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i ishte caktuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

“Identifikohet dhe vihet në pranga një 24-vjeçar, bashkëpunëtor me 2 vëllezërit e shpallur në kërkim, për kanosjen e shtetasit F. R. dhe të babait të tij. 24-vjeçari duke u përfshirë në këtë konflikt, theu dhe masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i ishte caktuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të një konflikti të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 17, ndërmjet disa shtetasve, kanë identifikuar dhe kanë vënë në pranga shtetasin M. S., 24 vjeç.

24-vjeçari, së bashku me 2 vëllezërit e shpallur në kërkim, shtetasit M. D. dhe Dh. D., për shkak të një konflikti për motive të dobëta, kanë kanosur fillimisht shtetasin F. R. dhe më pas babanë e tij. Gjithashtu, dyshohet se me qëllim kanosjen e këtyre shtetasve, shtetasi M. D. ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Në vijim, nga verifikimet rezultoi se shtetasi i arrestuar M. S., aktualisht ka qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për prodhim dhe shitje narkotikësh. Vijon puna për kapjen e shtetasve M. D. dhe Dh. D.”, njofton Policia e Korçës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit