Tre të rinj në Elbasan kanë kanë kërcënuar me armë lodër një 38-vjeçar.
Menjëherë pas ngjarjes, policia ka referuar materialet në prokurori nga ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 20-vjeçar me inicialet E. D., dhe një 17-vjeçar.
Po ashtu u shpall në kërkim një 17-vjeçar tjetër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, kanë kanosur me sende të forta, pistoletë lodër dhe shkop metalik, 38-vjeçarin.
Në cilësinë se provës materiale i sekuestruan edhe sendet e kundërligjshme ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.