-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Monedha britanike me portretin e mbretit Charles këtë javë në qarkullim /Foto

Kryesoret

Monedha speciale prej 50 pens që shënon Kurorëzimin e Mbretit Charles do të hyjë në qarkullim këtë javë.

Miliona monedha që mbajnë portretin e Mbretit do të jenë të disponueshme përmes zyrave postare dhe bankave në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Në të duket portreti zyrtar i Mbretit.

Monedha është projektuar nga skulptori Martin Jennings dhe është miratuar personalisht nga monarku.

“Kjo do t’i lejojë publikut “të gjejë një pjesë të historisë në ndryshimin e monedhës,” thanë ideatorët.

Deri më tani, monedha prej 50 pens ka qenë shenja më e dukshme e ndryshimit në prerjen e monedhave. Kjo monedhë e re e kurorëzimit pason një monedhë të mëparshme, të lëshuar në dhjetor e cila ishte monedha e parë me qarkullim masiv që tregonte kokën e mbretit.

Nuk është shpallur ende një orar për emetimin e monedhave të reja, megjithëse kartëmonedhat e para të King Charles pritet të shfaqen vitin e ardhshëm.

Monedhat e Mbretërisë së Bashkuar që mbajnë figurën e mbretëreshës së ndjerë do të në mbeten kurs ligjor dhe në qarkullim aktiv. Historikisht ka qenë e zakonshme që monedhat me figurat e monarkëve të ndryshëm të qarkullojnë. Autoriteti mbretëror tha se kjo siguron një tranzicion të qetë, me ndikim dhe kosto minimale mjedisore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit