Dy vite pas vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar në Brirtani, Xhovan Pepaj, mediat britanike kanë zbuluar detaje të reja nga ngjarja e 4 dhjetorit të 2021-t, në fermën e kanabisit në Kent.
Xhovan Pepaj u qëllua për vdekje nga disa persona pas një sherri në Britani të Madhe, kishte telefonuar një punonjës të sallës operative, i cili dëgjoi në telefon vrasjen e të riut shqiptar, teksa u godit për vdekje 16 herë me thikë, nga një bandë që u fut për të grabitur fermën e kanabisit, në një banesë të fortifikuar në Kent.
Të akuzuar për vrasjen e shqiptarit janë Kelvin Amoako, 19 vjeç, Ciaran Steëart, 19 vjeç, dhe Bartosz Malaëski, 28 vjeç, të cilët janë shpallur fajtor për vrasje.
Ndërsa oficerët e policisë akuzuan gjithashtu Donte Simpson-Palmer, 18 vjeç, Mohammed Miah, 25 vjeç dhe Nathan Turner, 28 vjeç, si bashkëpunëtorë të një komploti për të grabitur fermën.
“Përveç bisedës, operatori mundi të dëgjonte gjërat që u thanë nga të tjerët, zhurmat dhe britmat e viktimës pak para se të vdiste. Xhovan Pepaj u dhunua fillimisht dhe më pas u sulmua për vdekje,ndërkohë që një prej autorëve dëgjohet duke thënë se tashmë ai ka vdekur,” shkruan DailyMail.
Prokurori tha se banda, u fut në shtëpinë ku qëndronte 25-vjeçari shqiptar me disa makina në mes të natës për të vjedhur kanabisin. Gjyqi për personat në fjalë pritet të zgjasë edhe disa javë, deri sa për ta të jepet dënimi.