-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e kandidatit për president në Ekuador, pjesë e bandës kriminale edhe shqiptarë

Kryesoret

Vrasja e kandidatit për president në Ekuador, Fernando Villavicencio ka tronditur mbarë vendin por edhe themelet e bandës kriminale “Los Lobos”.

Ekzekutor i vrasjes i cili ishte pjesë e kësaj bande u vra në një përleshje me armë me policinë ne vendin e ngjarjes.

Ndërsa gjashtë pjesëtarë të tjerë janë arrestuar si përgjegjës për ekzekutimin e Fernando Villavicencio.

Sipas gazetës britanike “The Telegraph” Villavicencio ishte betuar për të luftuar krimin dhe bandat në Ekuador, të cilat kanë në mesin e tyre edhe shumë kriminelë shqiptarë.

Ekuadori, dikur një ishull paqeje ndonëse në varfëri ekstreme është kthyer vitet e fundit në një qendër për trafikantët ndërkombëtarë të drogës, të cilët kanë bashkuar forcat me bandat e zonës, duke shtuar kështu nivelin e kriminalitetit.

“Los Lobos”, mendohet se kanë në mesin e tyre rreth 8 mijë anëtarë, shumica e të cilëve drejtojnë botën e krimit nga burgjet e Ekuadorit.

Pjesa më e madhe e rekordeve prej 19 mijë kilogramësh kokainë që u kapën në Britaninë e Madhe vitin e kaluar ka të ngjarë të jetë marrë nga grupet shqiptare që punojnë me “Los Lobos” dhe bandat e tjera ekuadoriane për të transportuar drogën në brigjet britanike, shpesh përmes porteve në Belgjikë ose Holandë.

Ndërsa Agjencia Kombëtare e Krimit thotë se grupet e dhunshme kriminale shqiptare dominojnë botën e krimit britanik.

Sipas tyre ata negociojnë drejtpërdrejt me prodhuesit e Amerikës së Jugut dhe shpërndajnë kokainë direkt te tregtarët në rrugët e qyteteve britanike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit