-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biznes droge me organizatën “Ndrangheta”, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Kryesoret

Autoritet italiane kanë arrestuar dy shqiptarë për trafik dhe posedim droge.

Të dy ishin pjesë e një grupi më të madh të dedikuar për shitjen e kokainës dhe hashashit.

Ndaj gjashtë anëtarëve të grupit kriminal u kryen një seri kontrollesh në komunat Pioltello, Vignate dhe Peschiera Borromeo , në provincën e Milanos.

Hetimet kundër grupit filluan dhjetorin e kaluar 2022 gjatë një hetimi të gjerë kundër Locale di Pioltello, organizatës ‘Ndrangheta’ aktive në Lombardi me familjet Maiolo dhe Manno në krye.

Hetuesit kishin zbuluar se familja Maiolo kishte marrëdhënie biznesi me grupin e shqiptarëve, ndonëse me kalimin e kohës ka pasur edhe përplasje mes dy organizatave.

Gjatë kontrolleve, dy të arrestuarve iu gjetën mbi 130 gram kokainë, 10.500 euro, material për paketimin e drogës dhe stoli ari.

29-vjeçari u burgos pasi u dënua përfundimisht me 10 muaj e 28 ditë burg për vepra të lidhura me drogën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit