-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Nga Anglia me një “thes” me para drejt Shqipërisë, arrestohet 30-vjeçari

Kryesoret

Një 30-vjeçar është vënë në prangat e policisë Kufitare të Portit të Durrësit pasi ka tentuar që të futet me një shumë parash të padeklaruara.

Në kuadër të operacionit të koduar “Fluksi 3”, është bërë i mundur ndalimi i Diafet Palushit, treti gjatë kësaj jave, për goditjen e tentativave për të futur para të padeklaruara, në vendit tonë, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale.

I riu vinte nga Anglia dhe kishte fshehur në çantën e dorës, 100 460 paund, me qëllim futjen e tyre në Shqipëri, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi.

Sipas policisë mësohet se policia ka sekuestruar 100 460 paund. Gjithashtu gjatë kësaj jave, në këtë pkk u sekuestruan 204 230 euro të tjera që tentoheshin të futeshin në vendin tonë, ilegalisht, me 2 autobusë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari kriminale”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit